Lajme

Protestë në Krumë të Hasit në Shqipëri në mbështetje të UÇK-së

Një protestë në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlerave të luftës çlirimtare do të mbahet të dielën në Krumë të Hasit në Shqipëri.

Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të mbahet më 27 shtator, në ora 12:00, pranë Bashkisë së Hasit, në Krumë.

Organizator i protestës është OVL-UÇK, Dega Tiranë, e cila u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen tubimit.

“Ftojmë të gjithë bashkëluftëtarët dhe qytetarët shqiptarë të jemi të pranishëm dhe t’i bashkohemi protestës në Krumë të Hasit, në mbështetje të UÇK-së dhe vlerave të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Në posterin e protestës bëhet thirrje: “Mbrojmë UÇK-në, nderojmë atdheun!”

 

Të Ngjashme