Lajme

Protestë në Tiranë në mbështetje të Palestinës: Ndaloni gjenocidin në Gaza

Dhjetra qytetarë mes të cilëve të moshuar e fëmijë kanë dalë ditën e sotme në një protestë kundër luftës që po ndodh në Rripin e Gazës dhe humbjes së jetës së palestinezëve.

Duke shpalosur flamurin e Palestinës në përmasa të mëdha, protestuesit pro-palestinezë kërkojnë përfundimin e luftës në Gaza dha ndalimin e sulmeve izralite kundër palestinezëve. Përmes disa pankartave të ndryshme që mbajnë në duar ata e cilësojnë luftën në Gaza si një gjenocid ndaj popullit palestinez nga Izraeli.

Protestuesit pro-palestineze tek sheshi “Skenderbej”

Ndërsa ditën e djeshme një anije e mbushur me ushqime dhe ndihma mbërriti në bregdetin e Gazës, pasi u nis nga Qipro. Anija me gati 200 tonë ushqime pritet të shkarkojë ndihmat për popullsinë e Gazës, pas një fushate ndërgjegjësuese ku morën pjesë shumë vende të botës, të cilat dërguan ndihmën dhe kontributin e tyre për njerëzit që po vuajnë nga uria.

TS Poll - Loading poll ...

Shumë shpejt pritet të niset edhe anija e dytë, ndërsa për momentin nuk është dhënë ndonjë detaj se si do të kryhet shpërndarja e ndihmave, duke qenë se agjencitë humanitare të OKB-së janë shprehur se kanë hasur shumë pengesa për dërgimin e ndihmave te njerëzit në nevojë.

Mbërrin në bregdetin e Gazës anija e mbushur me ndihma

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo