Lajme

Protestë para ambasadës ruse në Shkup për vdekjen e Alexei Navalnyt

Një grup qytetarësh nga organizata joqeveritare “CIVIL” protestuan sot para ambasadës ruse në Shkup për vdekjen Alexei Navalnyt, kritikut më të madh të presidenmti rus Vladimir Putin.

Alexei Navalny ndërroi jetë disa ditë më park në një burg rus. Vdekja e tij shkaktoi reagime të shumta në mbarë botën, ndërsa liderët perëndimorë deklaruan se “përgjegjës për vdekjen e Navalnyt është Kremlini”.

Lule të vendosura pranë një fotografie të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, që vdiq në një burg të Siberisë më 16 shkurt 2024.
Lule të vendosura pranë një fotografie të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, që vdiq në një burg të Siberisë më 16 shkurt 2024

Përfaqësuesit e organizatës joqeveritare në Maqedoninë e Veriut lexuan sot letër proteste para ambasadës ruse në Shkup, përmes së cilës kërkojnë që të mbahet përgjegjësi për vdekljen e Navalnyt.

Sipas tyre, shteti është drejtpërdrejt fajtor për vdekjen e një të burgosuri. Përfaqësuesit e organizatës thanë se presidenti rus Vladimir Putin duhet të gjykohet për krime para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.

Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar.

I helmuar gjatë një misioni në Tomsk

Navalny në 2020 po zhvillonte një vizitë në Siberi, ku po mblidhte disa fakte në lidhje me një çështje, kur u helmua në një dhomë hoteli. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua teksa ishte në fluturim për në Moskë.

Ai u dërgua me urgjencë në Berlin, ku ra në koma dhe iu deshën disa muaj që të rikuperohej gjendja e tij shëndetësore. Në një laborator ushtarak gjerman identifikoi helmin në fjalë. Ishte novichok, agjenti nervor i klasës së armëve.

Helmimi në burg

Në prill të 2023 Navalny u përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që dyshohej se ishin si rezultat i helmit me veprim të ngadaltë. Ai u dërgua në spital, pas thirrjeve të SHBA, e cila paralajmëroi se nëse Navalny do të vdiste në burg do të mbanin përgjegjësi.

Burgosja e Navalny

Navalny ka qenë në burg që nga viti 2021 dhe në dhjetor ai u transferua në një koloni penale arktike në Siberi. Akuzat kundër Navalny, një prej kritikëve më të zhurmshëm të Vladimir Putinit, shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Ai fillimisht u dënua me tre vjet e gjysmë për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Në shkurt 2022, ai u vu sërish në gjyq. Këtë herë u akuzua se vodhi 4.7 milion dollarë (3.5 milion £) donacione të dhëna për organizatat e tij politike.

Ai u shpall fajtor dhe u urdhërua të kalonte nëntë vjet në një “koloni penale të regjimit të rreptë”. Dhe në gusht të vitit të kaluar, ky dënim u zgjat në 19 vjet pasi ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i ka mohuar.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo