Këtë të mërkurë dhjetera qytetarë janë mbledhur para godinës së Bashkisë së Kuçovës, të cilët kërkojnë largimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lefter Maliqi shkruan qytetarët po protestojnë kundër premtimeve boshe elektorale. Ai thotë se Kreshnik Hajdari pas vendimit të gjykatës ka braktisur detyrën dhe u fshihet banorëve.
“Plasi në Kuçovë! Protestë para Bashkisë Kuçovë! Banorët thërrasin në kor: “-Hajdutër! Mashtrues! Bashkisë po i bien muret siç po bie Hajdari dhe Rilindja e krimit dhe mashtrimit! I dënuari Hajdari, braktis detyrën, i fshihet banorëve! Banorët e Velagoshtit, protestojnë për rrugën si në Mesjetë, protestojnë kundër premtimeve boshe elektorale!
Mirënjohje banorëve për mbeshtetjen më “14 Maj” me fitore! Nëse Bashkia nuk do të ishte grabitur më “14 Maj”, sot rruga do ishte asfaltuar. Bashkë me Zotin Meta dhe Opozitën e Bashkuar, Bashkinë Kuçovë do ja kthejmë qytetarëve, vetëm në shërbim të tyre me mirënjohje! Edhe Qarku Berat së shpejti do përqafojë forcën për ndryshim! Jemi me ju dhe do të punojmë për ju, me vepra e jo me fjalë! Mirënjohje!” shkruan Maliqi.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo