Lajme

Protestë për Palestinën të dielën në Tiranë

Këtë të diel 5 nëntor është planifikuar të mbahet në Tiranë një protestë pro-palestinës.

Tubimi organizohet nga 6 shoqata të cilat janë “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “TUMED”, “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”.

Në një njoftim për media të bërë nga organizatorët thuhet se protesta do të jetë në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez.

Tubimi do të nisë në orën 12:00, në sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshohet deri në sheshin Nënë Tereza.

“Në këtë tubim do të bëhet thirrje për ndalimin e luftës, ndalimin e masakrave, genocidit dhe spastrimit etnik që po bëhen ndaj popullit palestinez në Gaza.

Tubimi do të jetë konform ligjit dhe për të është bërë njoftimi i nevojshëm pranë organeve kompetente”, njoftojnë organizatorët.