Lajme

Protestuesit akuzojnë policinë për plumba gome, reagon policia: Ja si qëndron e vërteta

Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, disa protestues kanë shfaqur para kamerave objekte që pretendojnë se janë plumba gome të përdorur nga Policia gjatë përplasjeve.

Sipas protestuesve, këto objekte janë përdorur nga efektivët gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës.

Nga ana tjetër, burime nga Policia, të cituara nga gazetarja Dorjana Bezat, kanë bërë të ditur se gjatë ndërhyrjes janë përdorur mjete shpërqendruese.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim të pavarur mbi natyrën e objekteve të paraqitura nga protestuesit dhe llojin e mjeteve të përdorura nga efektivët.

Të Ngjashme