Lajme

Kamioni u përfshi nga zjarri si pasojë e vetaksidentit, policia jep detaje

Një kamion është përshirë nga zjarri të shtunën në mesditë në autostradën Prizren-Prishtinë si pasojë e një vetaksidenti.

Policia ka bërë të ditur se në këtë rast nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 12:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku (vet-aksident), të ndodhur në autostradë (drejtimi Prizren-Prishtinë, zonë e Malishevës). Në aksident është përfshirë një kamion, i cili pas aksidentit është përfshirë nga zjarri.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar për teve1.info zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Të Ngjashme