Lajme

Provat e AKI-së dhe Policisë: Sali u rekrutua nga BIA përmes zyrtarit Zheljko Matoviq

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka deklaruar se provat e siguruara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në kanë krijuar dyshim të bazuar se Fehim Sali ishte rekrutuar nga BIA përmes zyrtarit Zheljko Matoviq.

Sipas Kodraliut, Sali vetë ka pranuar se ishte rekrutuar dhe kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

Provat e siguruara në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI) kanë krijuar dyshimin e bazuar se Fehim Sali ishte rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent Serb – BIA, përmes zyrtarit të këtij shërbimi, Zheljko Matoviq.

Sali, mësimdhënës nga Dragashi, është arrestuar më 13 gusht në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, ndërsa prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka deklaruar se hetimet ndaj Salit kanë zgjatur më shumë se një vit dhe janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe AKI-në.

“Sot, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehmi Sali. Nga provat që kemi siguruar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, kemi vërtetuar dyshimin e bazuar se i njëjti ka qenë i rekrutuar në Shërbimin Inteligjent Serb – BIA, më konkretisht nga zyrtari i saj, Zheljko Matoviq”, ka deklaruar Kodraliu.

Sipas Prokurorisë, gjatë procedurës për caktimin e paraburgimit, edhe vetë Sali ka deklaruar se ishte rekrutuar dhe se kishte pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s.

Çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë?

Të Ngjashme