Aktorja Elia Zaharia ka folur sërish në lidhje me videon aspak të këndshme që qarkulloi disa ditë më parë, ku ajo shihej duke i kërkuar llogari ish-partnerit e saj, teksa edhe e godiste.
Aktorja së fundmi është pyetur nga “Breaking”, Top News, dhe është shprehur se kur pa babain e saj teksa dhunohej nga ish-bashkëshorti i saj, iu gris shpirti, duke theksuar se provat e dhunës janë tashmë në prokurori.
“Të jesh e bindur që më panë sytë babin të sulmohej dhunshëm dhe mu gris shpirti. Të gjitha provat e dhunës janë në trupin e tij e prokuroria e gjykata i disponon të gjitha. Ti them këto pasi është e rëndësishme që njerëzit që më mbështetën publikisht, duke marrë edhe koston e urrejtjes së partizanëve të palës tjetër, të dinë në thelb që po mbrojnë një njeri që ‘u hodh në fyt’ në mbrojtje të prindit. Asnjë çështje prone nuk ka në mes, çdo gjë është e përcaktuar.
As uzurpim nuk ka, unë me vajzën jetojmë në shtëpinë familjare të cilën ai e braktisi, e kjo deri sa apartamenti që i dha vajzës të ndërtohet! E gjitha kjo sipas kodit të familjes ku mendohet interesi më i lartë i fëmijës. Babai im kishte 10 ditë që kujdesej për mua e për vajzën, se kam qenë me temperaturë e nuk kujdesesha dot. Çfarë nuk më kanë dëgjuar veshët këto ditë! Unë nuk kam as parti, as partizane, që të dalin të më mbrojnë, kam vetëm të vërtetën time”, u shpreh Elia.
bal