Lajme

Provokon gazetari: Të gjithë dalin te “Opinion” kur i kanë ditët e numëruara…

Blendi Fevziu dhe Ilir Meta ne Opinion/ © Tv Klan

Flamur Vezaj, gazetari i njohur i kronikës që tashmë është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar për daljen televizive të ish-presidentit Ilir Meta mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”.

“Të gjithë dalin te opinion kur i kanë ditët e numëruara. Edhe Likja si “Sajo Qorri” e “Tigri” drejt rrugës së “lirisë”, shkruan ai, duke bërë një paralelizëm me dy ish-ministrat e qeverisë Rama, njëri i dënuar dhe tjetri në arrati.

TS Poll - Loading poll ...

Si Saimir Tahiri ashtu dhe Arben Ahmetaj, para se të njiheshin me vendimet e drejtësisë, u shfaqën në emisionin e Blendi Fevziut dhe treguan të vërteta e tyre.

Radhën dje në “Opinion” e kishte Ilir Meta, i cili është parë disa herë të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa nuk ka kursyer sulmet direkte ndaj kryeprokurorit Altin Dumani dhe institucionit që ai drejton, me gjuhë të fortë e tone të ashpra.