ShowBizzz

“Provokon” Mlcakova, nga garat me motorë, në modele e suksesshme

Anet Mlcakova është shumë e lidhur me botën e motorëve, teksa ka qenë shpeshherë pjesë e modeleve në bokse krah pilotëve në Moto GP apo në kategorinë Superbike. Bukuroshja çeke është partnerja e pilotit italian Nikolo Kanepa, kampion në kategorinë endurance.

Por më shumë se sa aktivitetet në garat me motora, ashtu si shumë modele të tjera, 26-vjeçarja shkëlqen në rrjetet sociale, teksa regjistron mbi 1.1 milionë ndjekës në “Instagram”.

Mlcakova është aktive dhe shpesh hedh foto provokuese, kjo edhe për faktin se ajo reklamon veshje intime.

Vetëm nga marrëveshjet e fundit, pa llogaritur të ardhurat që vijnë direkt nga klikimet, ajo ka përfituar rreth 300 mijë euro, shumë e konsiderueshme kur kemi parasysh që ajo vetëm shoqëron pilotët në pistë në momentin e startit në jetën e përditshme.

Micakova njihet edhe si mbështetëse e flaktë e kombëtares çeke.