ShowBizzz

Pse Ali Mehmetajn e quanin ‘ Ali Horri’

Përditja po “fluturon”, duke na përplasur në batica e zbatica, duke na ftuar në dinamikën dhe shpejtësinë

marramendëse, si një lloj vrapimi apo gare që nuk ka të ndalur…
Disa njerëz, miq, vëllezër – motra, po ikin , po na lënë – në vetmi dhe dhembje, lot pikëllim, sikur po “ngutën” për ta arritur amshimin, se ndoshta kjo botë dhe jetë po iu duket tepër e vrazhdët, jo – njerëzore, monotone, e pamenduar dhe e pabesuar, e tillë çfare është bërë…
Gjithçka do mendoja e do parashikoja , por se , e lexoj lajmin e hidhur ‘ Vdiq shkrimtari e humoristi Ali Mehmetaj ‘ në portalin tim që e kishin postuar gazetarët e mi , s’ do e besoja kurrë. Nga këtu u informova se kishte ndërruar jetë miku im Ali Mehmetaj.

Ju kujtojmë se Aliu , jo pak vite, ndër më të vështirat për popullin e Kosoves ka punuar në revistën ‘ Kosovarja ‘ , atëherë kur përballeshim me dhunën e paparë të regjimit serb në të gjitha segmentet që ishin shqiptare.

Kush ishte dhe është për mua Ali Mehmetaj?
Në lundrim të kujtimeve duhet të kthehem në kohë, diku në vitet e 90– ta, kur jemi takuar dhe njohur. Ishte një i ri me plot jetë, energji, dinamikë, vrull për jetë dhe krijimtari…
Aliun e kisha njohur edhe më herët , por rrallë na rastisej të kalonim çaste bashkë. Si emër e njihja nga faqet e gazetave e revistave periodike tek botonte shkrime letrare, po edhe humoristike. Veçohej me satirat e tij të mrekullueshme .
Zatën kjo ishte edhe arsyeja e tema e takimit të parë me te në restorantin ‘ Koha’ , tek rrinin intelektualët e kohës , të larguar nga instucionet mediale si Rilindja dhe Rtk .
Edhe Aliu ishte ndër gazetarët e larguar nga televizioni.
Ishte viti 1994 . Revista Kosovarja / në verzionin e shtypur / me shkrime dhe përmbajtje arriti të bëhet jo vetëm më e lexuara , por edhe më e shitura dhe e kérkuara nga simotrat tjera që publikoheshin n’ atë kohë.
Me Aliun vendosëm që brenda revistës Kosovarja ta botonim edhe nji mini -revistë / prej 12 faqesh/ me shkrime humoristike, të cilës ia dhamë emrin ‘ Horri’
Emri ‘ Horri’ shpejt fitoi lexuesit e vet , por edhe Aliun zunë ta thirrnin ‘ Ali horri’ të cilin të gjithë ata që e kanë njohur kanë theksuar se ai dallohej në shoqërinë e tij me humorin e tij, i shoqëruar me batuta e barcaleta që veçohej nga të tjerët. Humori është terapi e jetës – thoshte Aliu.
Ali horri dallohej edhe për guximin . Pavarësisht se kush ishte , a né çfarë posti ishte , me të marrë vesh se ka bërë ndonjë gjest , deklarim a veprim tradhëtie , hile a korrupcioni e denonconte publikisht përmes shkrimeve humoristike a satirike. Nuk e kursente aské, sidomos ‘ shqiptarët e ndershém’ , hipokritët e manipuluesit të asaj kohe.
Shkurt , Ali horri i bënte horr ata që i bënin dëm lëvizjes popullore me prijësin e saj Ibrahim Rugovén
Tani kur nuk e ke më pranë mikun e bashkëpunëtorin e besnik , Ali Horrin , pas aq vjet shoqëri e miqësi të pandarë, kujtimet për të, vijnë e s’të ndahen as sot pas lajmit të hidhur. Të duket se do takosh këtu e atje e do të përshëndetë si ngaherë me atë shikimin dashamirës e kujdesin dhe respektin çfarë mund ta ketë shoku i miré…
Nuk i donte shkrimet e gjata , ‘ e lodhin lexuesin ‘ – thoshte . As fjalimet që mbaheshin mbi arkivolin e të vdekurve .
Kjo më shtyri qe ta pérfilli mendimin e tij , andaj dhe po e perfundoj me kaq, përkundër asaj , që veç kujtimet nga bashkëpunimi e shoqërimi me te do zënte hapësirë më të gjërë. Gani Dili



ks