Bota

Pse Antarktida po bëhet gjithnjë e më e gjelbër

Antarktida po bëhet gjithnjë e më e gjelbër, një transformim veçanërisht i dukshëm në Gadishullin Antarktik ku zonat e mbuluara nga bimësia janë rritur dhjetëfish në 40 vitet e fundit . Kjo u zbulua nga një studim i publikuar në revistën shkencore Nature Geoscience, bazuar në vëzhgimet satelitore nga programi Landsat i zhvilluar nga NASA dhe Instituti Amerikan për Studime Gjeologjike (USGS).

Pse Antarktida po bëhet gjithnjë e më e gjelbër

Mbulimi bimor në rajon, e cila deri në vitin 1986 nuk i kalonte 0,9 kilometra katrorë, tashmë ka arritur në 12 kilometra katrorë. Sipas të gjitha gjasave, sipas studiuesve, kjo është pasojë e ndryshimeve klimatike: rritja e temperaturave dhe niveleve të lagështisë ka krijuar kushtet për zhvillimin e myshqeve. Këto të fundit konsiderohen si pararendëse të specieve të tjera bimore që mund të fillojnë të rriten në të ardhmen e afërt në të njëjtën zonë.

Ajo që është gjithashtu shqetësuese është dinamika e fenomenit: studiuesit kanë konstatuar një rritje më të madhe të mbulimit të gjelbër në pesë vitet e fundit në studim, krahasuar me të gjithë periudhën e marrë në konsideratë. Në fakt, midis 2016 dhe 2021, ritmi i rritjes ishte 0,424 kilometra katrorë në vit, krahasuar me 0,317 të regjistruar që nga viti 1986

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost