ShowBizzz

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Sot provohet biologjikisht se gratë jetojnë 6-7 vite më tepër se burrat; burrat 78 vjeç dhe gratë 85 vjeç; kanë madje cilësi shëndeti më të mirë se burrat si më poshtë:

1 vit dhe 7 muaj sipas të dhënave franceze ( 64.2 dhe 62.4 burrat). Populli ynë thotë se gratë ankohen por burrat vdesin!!! Kjo ndodh që në barkun e nënës, ku meshkujt zhvillohen më ngadalë se femrat, madje që në fekondim seksi mashkull është më delikat pavarësisht se krijohen më shumë meshkujt sesa femra, në lindje raporti është i përafërt 48/52 në favor të femrave dhe mushkëritë e truri i meshkujve zhvillohen më ngadalë.

Qelizat e femrave prodhojnë më pak radikale të lira, lëndë që marrin pjesë në plakjen e organizmit, në anën tjetër femrat janë më të vogla sesa burrat, pra për rritjen e tyre nevojitet më pak ndarje qelizore. Në çdo ndarje kromozomet shpërblehen me vjetërsim të qelizave. Përveç të tjerave qeliza të panumërta ekspozohen më shumë për rrezik tek meshkujt si në rastin e transformimit të një qelize në kancer. Por duket dhe është e vërtetuar se femrat kanë diçka tjetër në imunitetin e tyre më pak të plakur.

TS Poll - Loading poll ...

Historikisht që nga viti 1915 ka filluar që jeta e grave ta tejkalojë atë të burrave, sekreti mendohet se është në faktin se femrat kanë dy kromozome identikë X dhe X (XX) kurse meshkujt, X dhe Y (XY). Pra kur plaken qelizat, seksi femër ka mundësi të përzgjedhë gjenin, faktor ky që rrit jetëgjatësinë e femrave. Për vetë natyrën përcaktuese të seksit hormoni Testosteron që prodhohet 95% nga testet, i rrezikon burrat për sëmundje të zemrës dhe njëkohësisht për rrezikun e profesioneve të punës duke pasur vdekje më të shumta në dekadën e 3 e të 4-të nga infarkti i zemrës, në kohën që femrat e kanë në dekadën e 5- pas menopauzës.

Kështu seksi është i pabarabartë përballë vdekjes. Sipas të dhënave franceze të vdekjes kemi këtë pasqyrë të raportit të sëmundshmërisë femra-meshkuj.

Kontaktet sociale ndikojnë në jetëgjatësi deri ne 50% , kështu ato persona, meshkuj, që nuk arrijnë të ndërtojnë marrëdhënie sociale bien në depresion, ankth dhe bëjnë vetëvrasja. Kjo ndodh pasi meshkujt ndrydhen, mbajnë brenda vetes sekrete duke mos iu shfaqur shokëve, ndërsa femrat shprehen më lehtë për çdo çështje me miqtë dhe shoqet.

Në ditët e sotme femrat përkujdesen më shumë për veten, shqetësohen më tepër për shëndetin sesa meshkujt, duke u kontrolluar periodikisht tek mjeku, e kundërta e meshkujve që e mohojnë të jenë të sëmurë dhe kanë frikë se mos u zbulohet ndonjë gjë… Sot është shtuar duhanpirja, ku këtë helm e marrin 1 në 5 persona dhe është vërtetuar që sikur të lihet duhani në mënyrë të menjëhershme në të gjithë botën do të ulej me 90% kanceri i mushkërive. Sido që ekziston ligji antiduhan dhe në vendin tonë, vazhdohet të mos vlerësohet dhe të pihet duhan në ambiente publike.

Më parë thuhet që meshkujt vdisnin në luftë ndërsa femrat në lindje, ndërsa murgeshat dhe filozofet jetonin më gjatë. Sot me kushte moderne është ulur numri lindjeve, është modernizuar lindja në kushte materniteti, duke ul rrezikun nga shtatëzania, me metodat e ndjekjes dhe manipulimit të lindje. Pra barra është me pak e rrezikshme sot, ndërsa meshkujt dhe sot po dëmtohen nga luftërat masivisht si në Irak, Siri ,Jemen nga Junta në Afrikë, dhe veprimet kamikaze etj. Sipas dis të dhënave raporti i vdekjes meshkuj /femra është:

Japoni 82:76, Francë 83:75, Gjermani 81:74

Pra në botën moderne, në vendet e industrializuara femrat jetojnë mesatarisht 5-10 vjet me tepër se meshkujt, madje midis personave që kanë kaluar 100 vite, 85% e tyre janë femra. Në jetëgjatësi mendohet se ndikon dhe mënyra e rregullt dhe e shëndetshme e ushqyerjes, me 5-6 racione fruta dhe perime në ditë duke marr sasinë e nevojshme të përbërësve ushqimore, proteina, sheqerna, yndyrë dhe vitamina e minerale. Akuzohet që përdorimi i mishit të kuq shton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ku në rajonet që përdoret më shumicë rritet 50% rreziku për infarkte.

Për vdekshmërinë e hershme të meshkujve sipas literaturës së fundit ndikon natyra biologjike- gjenetike, testosterone, por dhe mënyra e jetesës, punët e rënda për vetë natyrën e seksit, që kudo në botë bëhen nga meshkujt si në ndërtim, ngritje peshash, muratorë, karpentierë druvarë, mekanikë, makinistë shoferë të udhëtimeve të gjata etj. Kështu që femrat duke qenë se janë amvisa hanë më shpesh dhe në sasi më të vogël, si dhe në tavolinë janë më të rezervuara, ngaqë janë gjysmë të ngopura. Dhe nga ana tjetër, meshkujt abuzojnë me duhan e alkool ku në çdo 10 meshkuj 4 pinë duhan, por siç thamë më lart shifrën e lartë të vdekshmërisë së meshkujve e shtojnë aksidente, qoftë në punë apo automobilistike apo në luftërat etj.

Pra, sekreti pse femrat jetojnë me gjatë se meshkujt /është në sistemin imunitar- mbrojtës të femrave, i cili mplaket me ngadalë apo sepse imuniteti i meshkujve dobësohet me shpejt duke rrit tkurrjen tek ato para sëmundjeve si kancer, infeksionet të cilat përshpejtojnë vdekjen. Në 2013 u publikua nga autorët japonez të universitetit të Tokios, Katsuiku Hirokawa ku analizuan gjakun e 365 meshkujve dhe femrave në moshë deri në 90-vjeç dhe u vërejt nivel i lartë i limfociteve -T dhe e limfociteve – B qeliza këto me një rrol kyç në mbrojtjen e organizmit ndaj infeksioneve, tek meshkujt numri i tyre ishte i ulur ndjeshëm, ndërsa tek femrat këto dy kategori qelizash shumëfishoheshin shpejt. Po ashtu ishte të rritura leukocitet TC4 që marrin pjesë në shkatërrimin e qelizave të huaja si dhe qelizat NKT (natural killer tumor ) të cilët vrasin qelizat tumurale dhe disa viruse.

Veçori tjetër është se menopauza tek femrat mbi 50 vjeç përfshin 100% të tyre, duke pushuar prodhimin e estrogeneve dhe progresteronit, ndërkohë që andropauza nuk çon në mos prodhim të spermatozoideve as të testëronit, por ka vetëm ulje të cilësisë të spermatozoideve dhe të lëvizshmërisë të tyre. Në një studim të New Englend Journal of Medicin me 3369 eurpian të studiuar u pa që vetëm 2% e tyre kishin rendje nën 3 nano gram të testoseronit, pra duke konfirmuar prishjen e e lëvizshmërinë të spermatozideve. Rënjë të qelizave Leëdvig ku dihet që 95% e testosteronit prodhohet nga testet porka dhe rënjë të hormonit luteinizues të hipofizës. Në këtë mënyrë duhet të themi që nuk ka barazi misdis seksit as në shoqeri. Në vendin tonë sipas të dhenave kemi një raport jetegjatësie meshkuj femra 75;80. Siç thamë është e argumentuar shkencërisht ndikimi biologjiko-gjenetik dhe faktorëve imun.

Krahas mënyrës së jetesës dhe të ushqyerjes së rregullt, që kanë veçorit e veta për secilin seks. Mbi bazën e këtyre të dhënave shkencore ne kemi mundesi në të ardhemn të vlersojmë moshen biologjike reale te një personi vetëm nëpërmjet analizës së parametrave të gjakut.