Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka thyer heshtjen për herë të parë, duke folur për formatin e Big Brother, të cilin e ka moderuar për vite me radhë dhe raportet që ka sot me drejtuesit e Top Medias.
Së fundmi në podcastin me gazetaren Mira Kazhanin, moderatorja Osmani foli për të gjitha, teksa ka shpjeguar se si ka zgjedhur të fokusohet në atë që i sjellë lumturi dhe qetësi shpirtërore.
E pyetur pse e la Big Brother në kulmin e tij, Arbana u përgjigj:
“Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, çrëndësi ka a do jem a sdo jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme.”