ShowBizzz

Pse Kate Middleton nuk e shoqëroi William dhe fëmijët te Taylor Swift

Princi William u argëtua të premten në stacionin e parë të turneut Eras në Londër. Trashëgimtari i fronit britanik u shoqërua në koncertin e Taylor Swift nga dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Princi George dhe Princesha Charlotte. Megjithatë, shumë pyesin veten pse Kate Middleton nuk ishte me ta.

Princesha e Uellsit u rikthye në sferën publike, pas një mungese gjashtëmujore, në Trooping the Color dhe njoftoi se do të pasojnë më shumë dalje publike gjatë verës. Koncerti i Taylor Swift në kryeqytetin britanik nuk ishte një prej tyre. Duket se ai kishte një arsye të rëndësishme për të qëndruar në shtëpi.

Sipas Entertainment Tonight, Kate Middleton kishte përgjegjësinë të kujdesej për fëmijën e tyre më të vogël, Princin Louis 6-vjeçar. Mami dhe djali qëndruan në Windsor ndërsa Princi William festoi ditëlindjen e tij të 42-të me Princin George 10-vjeçar dhe Princeshën Charlotte 9-vjeçare.

Taylor Swift pritet të kthehet sërish në Wembley Stadium në gusht. Megjithatë, as këtë herë nuk duhet të presim ta shohim në tribunat e stadiumit. ” Princesha Kate nuk pritet të jetë në asnjë nga koncertet e Taylor”, tha një burim, duke shtuar “paraqitja e saj në King’s Trooping the Color nuk do të thotë se ajo është kthyer ende në një orar të plotë të detyrave zyrtare”./abcnews.al