Lajme

Pse nuk u takuat me opozitën? Ja si përgjigjet Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetitm Antony Blinken është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Blinken është pyetur nga gazetarët se përse zgjodhi të takonte vetëm presidentin Bajram Begaj dhe kyeministrin Edi Rama duke mos përfshirë faktor të opozitës.

Blinken tha se ka takuar anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe disa të rinj, teksa tha se nëse do të kthehet sërish do të zhvillojë takime me opozitën.

“Unë kam pasur mundësi të takohem me një sërë njerëz përveç kryeministrin dhe anëtarëve të kabinetit, jam takuar me disa personalitete dhe kam pasur mundësi të takohem me të rinj dhe kur të kthehem, do kem mundësi të takohem me një segment tjetër njerëzisht dhe me aktorë të ndryshëm politik”, tha Blinken ndër të tjera.

Ai po ashtu është pyetur për bazën ushtareke të NATO-s në Kuçovë dhe nëse ka pasur bisedie të tjera për bazën detare në Durrës.

“Baza ajrore është e rëndësishme. Kanë kaluar 15 vite qëkur Shqipëria është bërë aletare e NATO dhe fakti që baza në Kuçovë do të përurohet pas disa javësh është për t’u vlerësuar. Ndërsa për bazën detare është diçka që është diskutuar dhe që do e diskutojmë”, tha Blinken ndër të tjera.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo