ShowBizzz

Pse o shqiptarë? Thirrja e Adriana Matoshit: Ruajini ujërat e kristaltë, mos i ndotni

Sot (21 dhjetor) do të mbahet në Pallatin e Kongreseve nata speciale e nostalgjisë duke shënuar kështtu natën e tretë të Festivalit të 62-të të Këngës.

Në skenën e Fest 62 do të ngjiten emrat më të mirënjohur të muzikës shqiptare. Gjatë dy netëve të para performuan në total 31 artistë, 16 në natën e parë dhe 15 në natën e dytë.

Performancat e artistëve dhuruan emocione me interpretimin e tyre skenik, por edhe kolore vokalesh.

Mbrëmë u hap edhe televotimi, ku qytetarët mund të votojnë për këngën e tyre të preferuar, ndërsa më e votuara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Përveç se spektaklit dhe humorit mbrëmë pati edhe mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e natyrës.

Moderatorja e Festivalit, Adriana Matoshi mbajti një fjalim të veçantë mbrëmë, nga ku foli për fenomenin shqetësuer të ndotjes së ujit.

Nga skena e Festivalit, Adriana Matoshi bëri thirrje që t’i jepet fund ndotjes së ujërave të deteve, lumenjëve dhe liqeneve në vend.

“Kudo ku janë ujërat e shqiptarëve, pluskojnë mbetjet e tyre. Bishtat e cigareve, kudo qese plastikë. Gjithçka që i hamë me peshqit. Po pse o shqiptar?”, kështu është shprehur Adriasna Matoshi, teksa apeloi të gjiothë qytetarët që të mbrojnë natyrën dhe ujërat e kristalta të Shqipëerisë, për të menduar jo vetëm për të tashmen por edhe për brezat e ardhshëm.

“Duhet të ruajmë këtë pasuri të madhe. Ne të Dardanisë e kemi shumë për zemër detin, megjithatë të mos “fshihemi pas gishtit”. Nuk të zhgënjen kurrë deti, por njerëzit për mënyrën sesi sillen me të. Bregut të detit kemi kanaçe, shishe, pelena fëmijësh, rroba të vjetra, çdo lloj mbetje. Po a është vetëm bregdeti? Me keqardhje duhet të them jo. Kudo ku janë ujërat e shqiptarëve, pluskojnë mbetjet e tyre. Bishtat e cigareve, kudo qese plastikë. Gjithçka që i hamë me peshqit. Flasim për ujëra të kristaltë që burojnë nga maja e malit, teksa ne i ndotim ato. Po pse o shqiptar? Pse? Pse duhet ta ndotim qoftë edhe një pikë uji? Kur thatësia e çan tokë, me çfarë do ta lagim gurmazin e saj? Me vajrat që derdhim në lumenj apo mbetjet spitalore që vijën në bregun e liqenit në Kukës prej shqiptarëve?”, apeloi Adriana Matoshi.

Në këtë edicion juria e Festivalit të Këngës përbëhët nga: Aleksandër Gjoka, Indrit Mesiti, Adelina Ismajli, Fitnete Tuda, Elena Kadare, Natasha Lako, Anila Aliu, Shpëtim Kushta, Victor Van Vought, Zana Shuteriqi dhe Shkumbin Ahmetxheka.

Juria do të vendosë për 6 çmime, mes tyre edhe këngën fituese të çmimit të parë të Festivalit. Ndërkohë, edhe këtë vit do të jetë publiku, i cili do të vendos se cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb