LifeStyle

Pse Peshqit janë kaq të mirë në shtrat?

Jo se duam të përjashtojmë njeri, por kemi përballë fakte: Peshqit janë ndër më të mirët poshtë jorganit. Madje, ca njerëz thonë se edhe më të mirë se Akrepët dhe Luanët (s’e dimë, duhet të shpreheni vetë).

Në fakt, bën sens që të jenë kaq të mirë, pasi Peshqit janë shenja e Ujit dhe nuk gjykojnë, përshtaten me situatën dhe janë gati për të provuar eksperienca, pozicione dhe gjëra të reja. Nëse do të *çmendesh* në krevat, Peshqit janë personat e duhur ku duhet të shkosh.

Nëse ke rënë në dashuri apo thjesht ke dalë me Peshqit, mund ta konfirmosh se kanë sex appeal, janë joshës dhe gjithnjë e dinë se çfarë duan dhe se si ta marrin. Peshqit i dëgjojnë me vëmendje fantazitë e tua dhe në fakt, bëjnë maksimumin që t’i realizojnë ato.

Si një shenjë që e ka gjithnjë kokën mbi re, Peshqit janë gjithnjë kreativë në seks dhe madje, duan që t’i përkushtohen 100% partnerit/es, duke përdorur të gjitha mënyrat për të sjellë më shumë kënaqësi.

Ah, Peshqit udhëhiqen nga Neptuni, planeti i imagjinatës, ndaj kanë gjithnjë ide fantastike për t’i vënë në zbatim në krevat. Madj, kanë superfuqinë e inteligjencës emocionale dhe pra, kanë elementet më të rëndësishme për të kryesuar listën e shenjave që janë super në shtrat.