ShowBizzz

Pse princeshës Kate Middleton nuk i kanë rënë flokët edhe pse vazhdon kimioterapinë? Mjekja zbulon arsyen

Kate Middleton po përgatitet për daljen e saj të dytë publike, që koha kur ka nisur kimioterapinë.

Fillimisht ajo u shfaq në paradën për nder të Mbretit Charles, por së fundmi po flitet se ajo mund të shfaqet në tribunat e Wimbledon. Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesit mbretërorë të cilët sipas raportimeve të shtypit britanik kanë thënë se princesha do të marrë pjesë në turneun e tenisit që do të zhvillohet nga 1 deri më 14 korrik.

Por edhe pas daljeve të saj publike ku fotot kanë vërshuar rrjetet sociale, shumë mbështetës të familjes mbretërore vazhdojnë të bëjnë të njëjtën pyetje, si ka mundësi që nuk i kanë rënë flokët edhe pse ka filluar kimioterapinë në fund të muajit shkurt? Kate Middleton ka katër muaj që i është nënshtruar kimioterapisë. Megjithatë, sipas disa ekspertëve mjekësorë, jo të gjitha trajtimet me kimioterapi shkaktojnë rënie të flokëve.

Ndërsa disa medikamente dihet se shkaktojnë rrallim të konsiderueshëm apo edhe humbje të flokëve, të tjerët kanë efekte anësore më pak serioze. Caroline Geraghty, një infermiere që punon në Qendrën Mësimore të Kancerit në Kërkimin e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar u shpreh se: “Jo të gjitha llojet e kimioterapisë shkaktojnë rënie të flokëve. Vetëm disa lloje shkaktojnë rënie të flokëve, sepse ato punojnë në qelizat që shumohen shpejt.”

Infermierja shpjegoi se mund të preken jo vetëm qimet në kokë, por edhe qimet në të gjithë trupin. Kështu që disa njerëz mund të humbasin flokët e tyre, të tjerët vetullat ose qimet e krahëve.