Kur bëhet fjalë për rutinën e shëndetit, në mendje ju vjen: hidratimi, stërvitja, gjumi dhe ndoshta shëndeti mendor. Dëgjimi nuk është në listën e gjërave kryesore, por në fakt ka një ndikim të madh në mirëqënien te përgjithshme.
Në TikTok, shëndeti i dëgjimit është bërë një temë diskutimi pasi njerëzit po zbulojnë se sa i rëndësishëm është.
“Humbja e dëgjimit ndodh ngadalë me kalimin e kohës dhe ne mund t’i përshtatemi mirë derisa ta ndjejmë problemin,” thotë për Bustle Dr. Sarah Lundstrom, një audiologe dhe bashkëpunëtore e Akademisë Amerikane të Audiologjisë. Ngjashëm me mënyrën se si shikimi ngadalë bëhet më i turbullt ndërsa rriteni, mund të jetë e vështirë të dallosh se kur dëgjimi yt është duke humbur.
Zakonisht, njerëzit më të afërt do të jenë të parët që do të vënë re një problem. Humbja e dëgjimit mund të shfaqet si aftësi të dobëta të dëgjimit, pavëmendje ose t’i kërkoni dikujt të përsërisë fjalën. Shenja të tjera të hershme të humbjes së dëgjimit përfshijnë nevojën për të rritur volumin e televizorit, fillimin e tringëllimave në veshë dhe vështirësi në dëgjim në mjedise të zhurmshme.
Ndërsa humbja e dëgjimit është më e zakonshme pas moshës 50 vjeç, sigurisht që mund të ndodhë në të 20-at dhe 30-at.
Një problem i madh është përdorimi i kufjeve, pasi ato mund të pompojnë lehtësisht 110 decibel muzikë me zë të lartë drejt e në veshët tuaj. “Ky vëllim mund të shkaktojë dëmtim të veshit të brendshëm në vetëm disa minuta,” thotë Sarow. “Për fat të mirë, ka disa teknologji që përfshijnë paralajmërime ose sinjalizime rreth volumit të kufjeve, të tilla si Apple Health.”