ShowBizzz

Pse të famshmit refuzojnë të japin autografe me stilolaps të kaltër?

Fansat me sa duket e kanë kuptuar pse disa të famshëm refuzojnë të japin autografe me bojë të kaltër.

Ylli i Crown, Claire Foy, ngjalli debat në internet vitin e kaluar, pasi një bisedë me një fans të saj u bë virale në TikTok.

Aktorja angleze, ishte në New York kur dikush me një stilolaps blu u përpoq t’i merrte një nënshkrim, në një kopertinë reviste.

“Nuk i bëj nënshkrimet me bojë blu”, i tha Foy, derisa i shpërfilli më pas.

Fansi mbeti i hutuar, dhe i tha: “Çfarë?”. Aktorja më pas ripërsëriti qëndrimin duke i thënë se nuk jep nënshkrim me ngjyrë të kaltër.

Njerëzit në internet, më pas nisën një debat, pse Foy refuzoi të nënshkruante me një stilolaps blu, dhe dhjetëra njerëz që atëherë kanë ndarë teoritë e tyre.

“Shumica e të famshëmve dhe atletëve mësohen të mos japin nënshkrime me bojë blu, sepse mund ta skanoni dhe ta falsifikoni nënshkrimin në aspekte të tjera dhe t’i shisni ato”, shkroi një përdorues.

Shumica u pajtuan me mendimin e tij, derisa një tjetër pretendoi se të famshmit si Foy nuk japin autografe me stilolaps blu, sepse përdoret në njohjen e skanimit kompjuterik për të falsifikuar nënshkrimet.

Disa të tjerë sugjeruan se mund të jetë thjeshtë një bestytni që yjet kanë.