Katy Perry publikoi këngën e saj të re “Woman’s World” më 11 korrik, por pritja nuk ishte aq e ngrohtë sa ajo shpresonte.
Katy Perry me siguri priste një pritje ndryshe për rikthimin e saj në skenën muzikore. Por reagimet për publikimin e këngës nuk ishin aq të mira. Komentet nuk janë aspak pozitive për një këngë që në fakt nuk është aq e ndryshme nga shumë prej hiteve të tjera të shkëlqyera të Katy Perry-t.
Dhe ndoshta ky është pikërisht problemi. Siç lexojmë në një tjetër revistë online, The Cut, ylli i pop-it duket se ka mbetur i mbërthyer në vitin 2016, të paktën muzikalisht, pa e kuptuar se koha ka ndryshuar, ndjeshmëria e publikut po ashtu.
Mjafton të shkoni në YouTube për të kuptuar se sa shumë janë komentet negative. Çështjet në të cilat përqendrohen këto komente janë të lidhura me njëra-tjetrën. Shumë prej tyre kanë të bëjnë himnizimin e feminizmit dh uljen e figurës mashkullore.
bal