Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke qëndruar të lidhur me ndjekësit e tyre, aty ku edhe dhanë lajmin kohë më parë se do të bëhen prindër për herë të parë.
Mirëpo edhe pse mes çiftit çdo gje duket perfekte, sërish interneti e ka gjetur një mënyrë për të ngritur dyshime se mes tyre ka një krisje.
Ditën e sotme është përfolur shumë në mediat rozë se mes Luizit dhe Kiarës ka një krisje dhe shkak për këto dyshime është bërë Instagram-i.
Emri i Luizit është hequr sot nga lista e ndjekësve të Kiarës. Ndërsa Luizi vazhdon ta ndjekë Kiarën.
Megjithëse mund të fshihen shumë arsye për këtë veprim, sidomos në një moment të ëmbël të çiftit, rrjeti ka zgjedhur atë të krisjeve të raporteve.
Një reagim nga çifti për këtë situatë nuk ka ardhur ende.
lokimagazine