ShowBizzz

Pse u largua nga Big Brother Vip? Ja si iu përgjigj Arbana pyetjes që i ka bërë të gjithë kuriozë!

Arbana Osmani u është përgjigjur më në fund të gjitha pyetjeve për të cilat publiku ka qenë shumë kurioz kohët e fundit.

Një nga pyetjet që ka shoqëruar më së shumti moderatoren nëpër rrjetet sociale, është arsyeja e largimit nga “Big Brother Vip”.

Arbana shoi kuriozitetin e publikut e ftuar në ”Zë me Mirën”, në një intervistë me Mira Kazhanin.

Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, çrëndësi ka a do jem a sdo jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme”- u përgjigj ajo.

E vërtetë apo thashethem: “Arbana Osmani ka kërkuar 600 mijë euro për Big Brother Albania.”

Arbana Osmani: Nëqoftëse unë do të kisha vendosur paratë si një pikë vendimtare që ka të bëjë me vendimet e mia të rëndësishme, do kisha qenë o shumë, shumë e pasur o shumë, shumë e varfër. Paratë nuk janë kurrë në zemrën time. Puna ime bëhet me shumë zemër. Në çdo aspekt. Qoftë në biznes, qoftë në televizion, qoftë në çdo hapësirë. Nuk janë kurrë paratë ato që orientojnë një vendim. Janë shumë të rëndësishme dhe mendoj qeë gjithsecili nga ne duhet të kërkojë patjetër para nëae mendon se vlen, por kurrë duke qenë ato vendimtare për një zgjedhje të caktuar.

Gjithashtu, tek u pyet për thashethemet se ajo së bashku me Luizin dhe partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, do të punojnë për “Big Brother Vip Kosova”, Arbana dha një përgjigje diplomatike.

“Unë po jetoj të tashmen. Sot jemi këtu, bashkë, ballë për ballë.”



lokimagazine