ShowBizzz

Pse u përjashtua Holanda nga finalja e “Eurovision 2024”?

Unioni Evropian i Transmetuesve (European Broadcasting Union –EBU) sot ka marrë vendimin për të përjashtuar Holandën nga konkurrimi në finalen e madhe të Eurovision.

Ky vendim erdhi pasi përfaqësuesi i Holandës në Eurovision të premten u tërhoq nga prova e parë e kostumeve për finalen e madhe të “Eurovision 2024”, duke pritur një hetim për një incident që ai kishte shkaktuar në prapaskenë.

Në një deklaratë të EBU, organizatori tha: “Artisti holandez Joost Klein nuk do të konkurrojë në finalen e madhe të Eurovision Song Contest të këtij viti. Policia suedeze ka hetuar një ankesë të bërë nga një anëtare femër e ekipit të Eurovisionit pas një incidenti që ndodhi pas performancës së tij në natën gjysmëfinale të së enjtes. Ndërsa procesi ligjor vazhdon, nuk do të ishte i përshtatshëm për të vazhduar në konkurs. Dëshirojmë të bëjmë të qartë, në kundërshtim me disa raportime mediatike dhe spekulime në rrjetet sociale, ky incident nuk përfshinte asnjë artist tjetër apo anëtar të delegacionit”, thuhet në deklaratë.

Klein kishte qenë ndër favoritët për të fituar garën e këngës me “Europapa”.

“Europapa” i kushtohet babait të Kleinit të cilën e humbi kur ishte 12-vjeçar. Tani 26-vjeç, këngëtari i kishte premtuar babait se një ditë do të arrinte në skenën e Eurovizionit.

Me largimin e Holandës, në finale do të garojnë 25 këngë.



/TeVe