ShowBizzz

Publikohen pamjet: Burri i Remzie Osmanit bie pre e hajnave, ia thyejnë lokalin

Një vjedhje e rëndë është kryer më 14 dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Mulla Nura” në Suharekë.

Media mëson se i dëmtuari është Halil Hamzaj, burri i këngëtares, Remzie Osmani.

Sipas burimeve, vjedhja është kryer në “Halili Agentur”, zyrë e përkthimeve, shërbimeve për viza dhe e aranzhmaneve turistike, me pronar Halil Hamzajn.

Aty gjatë ditës, një person ka arritur të futet në brendësi të lokalit dhe ka vjedhur gjëra në vlerë prej 6 mijë eurosh.

Deri më tash, Policia e Kosovës nuk ka arritur të identifikojë të dyshuarin.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vjedhjes, ndërsa Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave, që do i ndihmonte në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit