“Big Brother Vip Kosova” është tashmë shumë afër startimin të sezonit të tretë.
Versioni kosovar i reality show-t më të ndjekur është vetëm 3 ditë larg dhe starton më 18 tetor.
Moderatori i BBVK, Alaudin Hamiti, ka ndarë pak më parë edhe pamjet e para nga skena madhështore, megjithëse sërish nuk na e ka shuar kuriozitetin për të parë pamjet e plota të saj.
Ky sezon i tretë i BBVK vjen me risi e një prej tyre është edhe pozicioni i producentes Olsa Muhameti si drejtore ekzekutive në këtë format.
Një tjetër suprizë është edhe aktorja Olta Gixhari, e cila do të jetë opinioniste krah gazetarit Milaim Zeka.
Gjithashtu, edhe këtë vit, krah Alaudin Hamitit do të moderojë sërish prezantuesja Jonida Vokshi, ashtu si dy sezonet e para.
lokimagazine