Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimin maksimal të derivateve për ditën e sotme.
Sipas çmimeve që ka përcaktuar ministria sot një litër naftë është 1.78 euro, kurse benzina 1.44 euo litri.
Një litër gas sot në treg është 0.89 euro litri.
Sipas vendimit të ministrisë për datat 12 dhe 13 prill, një litër naftë ka kushtuar 1.84 euro, kurse benzina 1.44 euro litri. Çmimi i gasit për këto dy ditë ka qenë 0.89 euro litri. /teve1.info/

