ShowBizzz

Publikohet kënga e fundit e Shpat Kasapit (VIDEO)

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvija, një tjetër projekt i artistit ka parë dritën e publikimit.

Bëhet fjalë për këngën “Nana”, e cila është publikuar zyrtarisht në YouTube dhe vjen si pjesë e angazhimit të familjes, për të sjellë tek publiku krijimet që Shpati nuk arriti t’i publikonte gjatë jetës së tij.

Të lidhura

None found

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Selvija, e cila premtoi se do të vazhdojë të ndajë me fansat projektet muzikore që artisti kishte lënë të papërfunduara, duke mbajtur gjallë kujtimin dhe trashëgiminë e tij artistike.

Kënga është pritur me emocione të shumta nga admiruesit e Shpat Kasapit, të cilët kanë pasur mundësinë të dëgjojnë edhe një herë zërin e artistit të dashur.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është videoklipi i realizuar për projektin. Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale, janë krijuar skena simbolike ku Shpati shfaqet me krahë engjëlli pranë nënës së tij, duke i dhënë klipit një dimension të veçantë vizual.

“Nana” konsiderohet vetëm fillimi i publikimit të materialeve të tjera të lëna nga këngëtari, ndërsa familja e tij ka bërë të ditur se projekte të tjera pritet të publikohen edhe në vijim.

 

Të Lidhura:

  1. Nuk qëndroi 48 orë, Stresi lirohet nga burgu i Pejës
  2. Mashtroi Netflix-in! Arrestohet regjisori me 11 milionë dollarë
  3. Gazetarja Anila Hoxha flet për dashurinë: Përditë mund të takojmë njerëz që…
  4. Foli për divorcin e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari i njohur paditet nga çifti

Të Ngjashme