Është publikuar një klip në spektaklin e sotëm (e hënë), ku tregon përplasjet e Kaderit me një pjesë të banorëve.
Ajo është përfshirë gjatë javës së kaluar në disa debate si me Bucin, Santianën e Edona James.
Bukuroshja nga Gjakova ia ka përmendur gjërat e tyre si dhe partnerët që kanë lënë jashtë.
Ky insert është komentuar në natën e sotme (e hënë) nga Kaderi si dhe nga konkurrentët e tjerë.
Ata kanë pasur sërish përplasje e në disa raste kaluan edhe në ofendime me njëri-tjetrin.
Kjo duket se nuk i ka pëlqyer banorëve të tjerë, të cilët i replikuan duke i thënë që t’i lë gjërat e tyre jashtë.
Sido që të jetë, Kaderi tha se i ka analizuar këtë kohë të gjithë banorët dhe ka grumbulluar informacione për ta.