Ka dal para gjykatës i dyshuari për shpërndarjen e pamjeve denigruese të vajzave në rrjetin social ‘Telegram’ .
Arrestimi i tij ka ardhur pas raportimeve të vazhdueshme të bërë në media e jo vetëm.
Ndersa së fundmi u zbulua se i dyshuari është Edin Nevzati.
Burime te Insajderint bëjnë me dije se ai i ka postuar arreth 400 foto dhe video në grupin që është administruar nga ai në Telegram, “Albkings”.
Edin Nevzati është njohur me nofkën “Freekiller”.
Ai po dyshohet për kryerjen e veprës penale – Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve.
Gjykata e Prishtinës pritet të vendosë sot për caktimin e masës së sigurisë ndaj njërit prej të arrestuarve të grupit ‘AlbKings’.
lokimagazine