Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të mërkurë fshatin Domën në Postribë të Shkodrës, ku një nënë 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të mitur, të moshës 1 dhe 3 vjeç, humbën jetën pasi banesa ku ndodheshin u përfshi nga flakët.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10, kur e reja ndodhej brenda banesës së bashku me dy fëmijët. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve emergjente, asnjëri prej tyre nuk mundi të shpëtonte.
NEWS Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euroDyshimet e para të hetuesve janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhej në banesën e vjetër të familjes. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur edhe një shishe me benzinë, ndërsa ekspertët vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Familja Çela jetonte prej vitesh në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Shqipëri. Sipas informacioneve, ata kishin shkuar gjatë ditës në banesën e vjetër në fshatin Domën për të kryer riparime dhe punime restauruese.
NEWS Eurodeputetja tha se Rama i kërkoi të mos votonin amendamentet në PE, zbardhet email-i drejtuar ligjvënësve evropianë: Mos i mbështesniNë momentin e shpërthimit të zjarrit, nëna dhe dy fëmijët ndodheshin brenda shtëpisë, ndërsa kryefamiljari ishte pak më larg, në fshat.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që ka prekur thellë komunitetin dhe opinionin publik.
