ShowBizzz

Pushohen hetimet: Zbulohet kush e publikoi videon e dhunës në familjen mbretërore!

Prokuroria e Tiranës, pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje ndaj Princ Lekës. Bëhet fjalë për hetimet që nisën pas publikimit në rrjet të videos së bujshme, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia sulmonin fizikisht njëri-tjetrin.

Pushohen hetimet: Zbulohet kush e publikoi videon e dhunës në familjen

Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik. Celulari është kërkuar nga prokuroria por ky i fundit nuk e ka dorëzuar, duke deklaruar se e ka thyer nga stresi.

Nga verifikimet ka rezultuar se kjo video i është dërguar të dashurës së tij Blerta Celibashit, e cila pasi ka marrë videon, pamjet i dërguar në kancelari për t’i kaluar në USB. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe.

Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë.

Pushohen hetimet: Zbulohet kush e publikoi videon e dhunës në familjen

Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën sepse pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria.

 

 

 

 

 



bal