
3
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora. dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, kanë kaluar disa pushime të këndshme gjatë fundjavës në bregdetin e Gold Coast, në Australi.
Çifti ka përfituar nga moti i mirë dhe kanë zgjedhur të freskohen në oqean. Ata janë dukur mjaft të lumtur teksa janë fotografuar duke shkëmbyer puthje në buzë dhe përqafime pranë bregdetit, shkruan TMZ.
Ora dhe Waititi janë dukur marrëzisht të dashuruar gjatë pasdites së tyre, duke qeshur dhe duke biseduar me njeri-tjetrin.
Këngëtarja shqiptaro-britanike dukej mahnitëse me një palë bikini të verdha me pika, që theksonin trupin e saj me forma, duke zbuluar pothuajse të gjithë shpinën dhe tatuazhet që i mbulojnë trupin.
Nga ana tjetër, Taika kishte zgjedhur një palë rroba banje portokalli të ndezura, aq të ndritshme sa që Rita nuk mund ta humbiste mes turmës.
Rita dhe Taika u martuan në vitin 2022, pasi kishin nisur lidhjen e tyre në 2021, dhe, megjithëse dikur u përfol për një romancë treshe me aktoren Tessa Thompson, duket qartë se këta të dy kanë sy vetëm për njëri-tjetrin.
Gjithsesi, Rita dhe Taika po e shijojnë në maksimum Gold Coast-in dhe format e tyre trupore në plazh meritojnë vlerësimet më të mira.
ks