Lajme

Putin takon Vuçiç në Kinë, zbardhet biseda: Në fokus tensionet në rajon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zbardhur takimin e tij me homologun serb Aleksandër Vuçiç.

Në një konferencë për media pas mbledhjes në Pekin me presidentin e Kinës, Xi Jinping, Putin bëri me dije se ka patur një takim të shkurtër me Vuçiç ku kanë biseduar për situatën në rajon.

“Kur më pyeti për mundësinë e një zgjidhjeje paqësore, unë thashë atë që e kam thënë shumë herë më parë, se nëse pala ukrainase dëshiron vërtet të negociojë, nuk duhet të bëjë gjeste teatrale, por të fillojë duke anuluar urdhrin ekzekutiv presidencial që ndalon. bisedimet me Rusinë.

Thuhet se tani janë gati për negociata. Disa zyrtarë të lartë të politikës së jashtme, të cilët vetëm kohët e fundit folën për shkaktimin e disfatës strategjike ndaj Rusisë në fushën e betejës, kanë ndryshuar mendje dhe thonë se çështje të tilla duhet të zgjidhen përmes negociatave paqësore.

Është një ndryshim i ndjeshëm, një ndryshim në drejtimin e duhur, për të cilin flet edhe zoti Borrell. Mund ta lavdëroj për këtë, por nuk mjafton. Duhet të ndërmerren hapa praktikë nëse ekziston një dëshirë reale për të zhvilluar negociata”, deklaroi Putin.