Lajme

Pyetjet “me spec” të Sazan Gurit: A keni parë terminal autobusash pa ‘hale’ e drita?

Ambientalisti Sazan Guri u ka drejtuar disa pyetje qytetarëve dhe shoferëve të terminalit të autobusave në Tiranë. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Guri ka postuar disa foto nga terminali i autobusave të Jugut dhe Veriut ku dhe ka ngritur shqetësimin lidhur me kushtet që ky terminal ka.

Sipas ambientalistit dhe me të drejtë në këtë terminal, i cili frenkuentohet nga qindra qytetarë në ditë, nuk ka asnjë vend për shplodhje apo as dhe tualete.

Postimi i plotë i Gurit:

Ore qytetare dhe ju shofer te linjave te jugut kam nje pyetje per ju?

  1. Kini pare gjetiu terminale pa nje vend shplodhje prane, qofte edhe bar-kafe?
  2. Po terminal pa ‘hale’ kini pare e degjuar?
  3. Po terminal pa nje copez stol e strehe kini pare?!
  4. Terminal qe s’ka drita?

Ee, ky eshte terminali i Tiranes, ku keta mortje e llogarisin qytetarin si buburrec qe s’ka b….. te ulet ose si majmun qe kemba dores te perulet!?

kush ka ndonje pergjigje?

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo