Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se protestat do të jenë të rruga e vetme nëse nuk ka thirrje të seancës konstituive të Kuvendit.
Qalaj ka thënë se veprimet e deputetëve dhe gjithë anëtarësisë do të shihen nëse nuk ka thirrje të seancës.
“Do t’i shihini veprimet e deputetëve dhe jo vetëm, po të gjithë antarëve të PDK-së, po besoj edhe anëtarëve të partive të tjera dhe popullit të Kosovës. Është e patolerueshme një situatë e tillë. Besoj që do të jenë, nuk ka mbet rrugë tjetër, nuk mund dhe nuk guxojmë t’ia lëmë fatin e këtij vendi një partie të papërgjegjshme politike dhe udhëheqësish së saj”, ka thënë Qalaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai ka përsëritur qëndrimin se kjo parti do të mbetet në opozitë, duke thënë se mometlaisht nuk ka qëndrim për takime me LVV-në për presidentin
“PDK do të mbetet në opozitë do ta luaj rolin e saj, janë edhe 98 deputetë tjerë që Kurti mund të llogaritë për zgjedhjen e presidentit. Do të luajmë rol opozitar, momentalisht jo. PDK ka qëndrim të qartë sa i përket marrëdhënieve me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Qalaj ka folur edhe për disa zëra brenda PDK-së, përfshirë edhe deputetin Rrustem Mustafa për një koalicion me LVV-në.
Ai ka thënë se këto janë mendime personale dhe demokratike që secili mund t’i shpreh, por ai ka thënë se në PDK ka një vendim sa i përket koalicionin me LVV-në.
