ShowBizzz

“Qava shumë”- Françeska Murati tregon çfarë i ndodhi pak momente pas eliminimit nga BBVIP3: Ka qenë vështirësia më e madhe…

Françeska Murati u eliminua nga Big Brother Vip 3, duke humbur kështu shansin e prekjes së finales së madhe që do të jetë më 25 maj dhe të fitimit të çmimit të madh prej 100 mijë eurosh.

E ftuar sot në “Shqipëria Live”, Françeska foli rreth eksperiencës së saj në “BBV3” dhe pasi doli prej saj.

Moderatori: Të parët që takove ishin djali dhe bashkëshorti?

Françeska: Po djali ishte në gjumë se ka qenë shumë vonë ishte shtrirë dhe shkova e putha, i mora erë, u zgjua po ishte si i hutuar nuk po më njihte u desh pak kohë të përshtatej, po të nesërmen ishte okej

Moderatori: Sa qave?

Françeska: Mos pyet, shumë

Moderatori: Të kishte marr malli?

Françeska: Shumë

Moderatorja: Si sfidohet kjo ndjesi e të qenurit larg fëmijës

Françeska: Ka qenë vështirësia më e madhe në shtëpi ndjenja e mallit dhe mungesa e gjysmës së shpirtit