ShowBizzz

Qëllimisht apo rastësi? Semi flet për këngën e publikuar në ditëlindjen e Bojken Lakos

Semi Jaupaj po vazhdon suksesin e saj në muzikë e çdo projekt muzikor po vlerësohet dhe pëlqehet nga publiku.

Së fundmi artisja ka publikuar këngën “Autostradë” të kompozuar nga Yll Limani, ama ndjekësve nuk u shpëtoi një detaj.

Kënga u publikua pikërisht në ditën e lindjes së Bojken Lakos e kaq mjaftoi që të aludohej se ishte bërë qëllimisht.

Mirëpo, gjatë një interviste me programin radiofonik “Live from Tirana”, Semi u shpreh se nuk e ka bërë qëllimisht këtë veprim e mesa duket ajo thjesht e ka harruar ditëlindjen e Bojkenit.

Nuk e kam bërë qëllimisht. Në momentin që ka dalë video më kanë komentuar shumë. Ne kemi kohë që nuk jemi bashkë dhe disa gjëra edhe harrohen. Ka rastisur në ditëlindjen e tij.” 

Më pas Semi foli pak edhe për këngën në fjalë:

Këtë këngë e ka shkruar Yll Limani për veten. E dëgjova në TikTok diku dhe i thashë që është shumë e bukur, nuk mund të rri pa e kënduar. I thashë ‘duhet të ma japësh mua’ .(qesh) Bëri pak rezistencë sepse e donte për vete,” shtoi në vijim.