Lajme

“Qëllo, gjakos”, Hoxha nxjerr urdhrat e komandantit të Gardës në 21 Janar

Gazetari Artan Hoxha ka folur për hetimet e 21 janarit, teksa bëhen 13 vite nga protesta e përgjakshme.

Ai u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka dështuar për të nxjerrë përpara drejtëisë autorët që vranë 4 protestuesit para Kryeministrisë. Sakaq, Hoxha ka paraqitur një regjistrim të komunikimit audio mes gardistëve, ku dëgjohet qartë që drejtuesi i Gardës urdhëron për hapjen e zjarrit ndaj protestuesve.

“Duhet të hapet zjarr luftarak, ky është urdhëri, gjakos, qëllo”, dëgjohet të regjistrim.

“Është një regjistrim i cili ka fiksuar komunikimin e drejtuesve të lartë të gardës në një kanal të dedikuar vetëm për ata. Ky komunikim edhe në vendimin e parë të gjykatës, është thënë që nuk ekziston dhe garda nuk ka patur servera. Pra është thënë nuk kanë punuar. Ky regjistrim tregon se jo vetëm kanë punuar dhe kanë komunikuar por vrasjet janë fiksuar me urdhër. Komandanti i Gardës thotë të hapet zjarr dhe pas shtatë sekondash thotë të ndalohet zjarri. Më pas kërkon të sillet municion sepse është harxhuar municioni.

Ka hetimin për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Edhe këtë vit u gjet një kleçkë tjetër dhe u tha që predha që u gjet në kokën e Aleks Nikës u dërgua në Itali, në fakt ka 9 muaj që është dërguar. Ajo është provë që e ka kontrolluar laboratori I FBI, nuk e di se çfarë mund të bëjnë laboratorët e tjera. U sulmua prokuroria e Tiranës, nuk mu duk normale.

Nuk flitet me deklarata me Prokurorinë por flitet me shkresa dhe me prova. Disa agjenci varen nga Kryeministria. Ajo deklaratë e Ramës, bëri që të reagojë Prokuroria. Prokuroria thotë kemi marrë tekstin e incizimin dhe aë që është thënë në televizion. Nuk ka nevojë prokurori të më kërkojë mua, kur unë e bëj publike. Ajo është bërë publike, vendoset në dosje dhe vijon puna. Nëse përbën provë e vendos gjykata”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo