Dy të rinj shqiptarë janë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme r në via Casilina, në periferi të Romës. Dy 26-vjeçarët janë qëlluar nga persona të paidentifikuar teksa ndodheshin në një makinë të marrë me qira. Shqiptarët rezultojnë të jenë të dënuar më parë për drogë.
Sakaq, policia ka nisur hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave italiane, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo