Lajme

Qëllohet me armë shqiptari në Spanjë, përfundon i plagosur në spital

Një shqiptar është plagosur ditën e sotme në Spanjë dhe shkak besohet të jetë bërë debatet për mes dy grupeve kriminale për trafikimin e marjuanës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës dhjetë të natës kur një përson i paidentifikuar, nga telefoni i urgjencës 112, tregoi për një konfrontim mes të paktën dy personave. Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes gjeti një person të plagosur në njërën nga këmbët me armë zjarri.

I plagosuri, me shtetësi shqiptare ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Incidentet me armë zjarri që përfshijnë njerëz të lidhur me trafikun e drogës së marihuanës po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Katalonjë.

Pothuajse të gjitha vrasjet e kryera me armë zjarri në Katalonjë lidhen me drogën. Shumica e të huajve të arrestuar për marijuanë janë me kombësi shqiptare, të ndjekur nga kombësia marokene.