Lajme

Qëlloi për vdekje Liridonën, Drejtori i SHKK: Granit Plavën donin ta dhunonin në burg

Mediat e Kosovës kanë raportuar mëngjesin e sotëm se Granit Plava, i dyshuar se qëlloi për vdekje Liridona Adfemaj më 29 Nëntor në Prishinë me urdhër të Naim Murselit duke përfituar 30 mijë euro, është dhunuar dhe sulmuar në burgun e Burgun e Sigurisë së Lartë, Kosovë.

Por këto raportime i ka mohuar drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues së Kosovës, Ismail Dibrani. Ai ka deklaruar se ka pasur vetëm tentativë për sulm, por që nuk është ushtruar dhunë ndaj Plavës.

Gjithashtu ka mohuar edhe lajmet se i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçares ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

“Në momentin kur kanë tentuar të burgosurit ta sulmojnë, stafi ka reaguar menjëherë dhe e ka parandaluar konfliktin. Nuk ka rrahje. Ka pasur tentim-sulm sepse është burg, dhe rasti është dëgjuar, presion i opinionit ka qenë i madh, mund të ketë kërcënime, tentim për sulm, por asnjëherë nuk ka pasur kontakt fizik. Edhe për këtë tentimm ne do të themelojmë komisionin hetimor dhe do të dalim me rezultate konkrete”, – ka thënë Dibrani.

Po ashtu, ai mohoi se i dyshuari për vrasjen e 30 vjeçares ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

“Jo. Ka pasur një tentim nga ai i burgosur për ta dëmtuar batanijen në dhomë, në momentin që është hetuar, stafi ka arritur dhe e ka larguar batanijen nga dhoma dhe është zëvendësuar. Nuk ka pasur as tentim për vetëlëndim e as vetëvrasje, në momentin që është vërejtur se batanija është dëmtuar, reagimi ka qenë nga stafi. Sepse këta persona po trajtohen me rrezikshmëri të lartë. Niveli i sigurisë është ngritur”, – u shpreh ai.

Drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani po ashtu deklaroi se mes tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt nuk ka asnjë kontakt, dhe se ata janë të vendosur në dhoma njëshe

Deri tani për ngjarjen e rëndë janë arrestuar 4 persona, Naim Murseli, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen.

Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.Gjithashtu dje u arrestua edhe Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se i ka siguruar armën e krimit bashkëshortit të Liridonës, Naim Murselit dhe ekzekutuesit të dyshuar Granit Plavës.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo