Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kuvendi miratoi me 85 vota pro Reformën Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive. Procesi i votimit u shoqërua me tensione, pasi deputetët e Partisë Demokratike kundërshtuan reformën.
Në momentin e votimit situata u përshkallëzua, pasi deputetët demokratë hodhën shishe me ujë në drejtim të ish-zv.kryeministrses Belinda Balluku, si dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Pas incidenteve, deputetët socialistë po përgatisin propozimin për marrjen e masave ndëshkimore ndaj kolegëve demokratë.
Sipas burimeve të gazetarit Muhamed Veliu, socialistët pritet të kërkojnë përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetët Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, të cilët ishin ndër më aktivët në aksionin opozitar gjatë votimit.
