Qendresa Bajrami ka tërhequr vëmendjen me një fotografi të publikuar së fundmi, ku shfaqet duke luajtur shah.
Me një paraqitje elegante dhe plot stil, Qendresa duket se e ka marrë seriozisht rolin e “mbretëreshës”, duke e kthyer edhe një lojë shahu në një moment që bie menjëherë në sy.

Fotoja ka marrë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa duket se këtë herë mbretëresha është ajo që po e drejton lojën.
