Egla u ballafaqua sonte me deklaratën e Saimir Kodrës, për të cilin kishte thënë se 25 vite më parë e kishte ngacmuar seksualisht kur ajo kishte shkuar për të kërkuar punë.
Në BBVIP u transmetua e gjithë deklarata e gazetarit, i cili hidhte poshtë deklaratat e saj, duke e ftuar të gjejë provat dhe të shkojë në gjykatë, pasi ai tashmë e ka çuar çështjen në gjykatën penale për shpifje.
Egla pasi dëgjoi deklaratën e tij, tha se ajo merr përgjegjësi për ato se çfarë ka thënë dhe përmendjen e emrit të tij, duke e ftuar atë të qetësohet dhe se pasi të dalë nga shtëpia do të merret seriozisht me akuzën dhe kundër-akuzat e palës tjetër.
lokimagazine