Lajme

“Qielli i Shqiponjave 2026” përmbyllet me sukses, FSK vlerëson kadetët për përgatitje në terren

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik 2025/2026, të organizuar nën emrin “Qielli i Shqiponjave 2026”.

Gjatë nëntë ditëve të zhvillimit të ushtrimit në rajonin e Gjakovës, kadetët realizuan operacione luftarake në nivel togu dhe kompanie, duke vënë në praktikë njohuritë teorike dhe aftësitë e fituara gjatë vitit akademik.

Vlerësimi praktik përfshiu planifikimin dhe zbatimin e operacioneve luftarake, zhvillimin e drilleve të betejës, koordinimin ndërmjet njësive dhe marrjen e vendimeve në situata dinamike.

Sipas QSU-së, ky ushtrim kishte për qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe udhëheqëse të kadetëve, si dhe zhvillimin e disiplinës, bashkëpunimit dhe frymës ekipore, elemente kyçe për përgatitjen e tyre ushtarake.

Të Ngjashme