Lajme

Qindra fansa veshin kostumin e Spider-Man në New York, por nuk arrijnë rekordin botëror

Qindra fansa të Marvel-it u shfaqën të veshur si Spider-Man në New York Comic Con, në një përpjekje për të thyer rekordin botëror të Guinness-it për grumbullimin më të madh të njerëzve të veshur si superheroi i famshëm.

Ngjarja u mbajt të enjten dhe u organizua nga kompania e lodrave Jazwares, në bashkëpunim me Disney Consumer Products.

Organizatorët ende nuk kanë publikuar numrin zyrtar të pjesëmarrësve, por kanë konfirmuar se shifra përfundimtare ishte pak më e ulët se rekordi aktual prej 685 personash.

Rekordi u vendos në vitin 2023 nga Sony Pictures Entertainment Malaysia, në kuadër të aktiviteteve për promovimin e filmit Spider-Man: Across the Spider-Verse.

Pavarësisht pjesëmarrjes së madhe, fansat në New York nuk arritën ta kalonin shifrën që vazhdon të mbetet rekordi botëror.

Të Ngjashme