Lajme

“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat” Zemaj ka hedhur kritika për sektorin e shëndetësisë

Armend Zemaj ka hedhur kritika të shumta për mënyrën e menaxhimit të sektorit të shëndetësisë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat për terapi, në mungesë të tyre, edhe pse sipas tij, për furnizim me barna janë dhënë miliona euro përmes tenderëve.

“Qindra pacientë me kancer po detyrohen t’i blejnë vetë barnat për terapi, në mungesë të tyre,  edhe pse për furnizim me barna janë dhënë miliona euro përmes tenderëve” ka shkruar Zemaj në “Facebook”.

“E kemi thënë vazhdimisht se ka para më shumë, por ka monopol të madh, nga i cili ka fitime të mëdha për kompani të veçanta farmaceutike të lidhura me pushtetin, direkt me udhëheqës në MSh, e ish vartës të këtij sektori jetik, ndërsa për pacientët ka shumë më pak barna dhe, sigurisht, kjo është barrë e rëndë për familjet e tyre e gjepin e varfër të qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë se kjo është edhe një arsye pse kjo shumicë nuk e ka interesin ta konstituojë Kuvendin, sepse sipas tij, nuk e do mbikëqyrjen se si po menaxhohet dhe nuk e do llogaridhënien.

Të Ngjashme